Komuna e Sarajit, do të kursej nga buxheti I saj, për të dekoruar rrugët kryesore në Saraj, për festat e Vitit të Ri. Kështu ka vendosur kryetari I Komunës së Sarajit, Blerim Bexheti.
Mjetet financiare që do të kursehen, do të rrinvestohen në ndërtimin e një Këndi për fëmijë, ku do të vendosen lojëra për zbavitjen e fëmijëve.
Komuna e Sarajit, në planifikimet e propozim-buxhetit për vitin 2018-të, do të kursej në të gjitha shpenzimet që janë më pak të rëndësishme, dhe këto mjete do ti investoj në zhvillimin e infrastrukturës lokale, mirëmbajtjen e objekteve me interes publik, siç janë shkollat, çerdhet, pastrimi I rrugëve dhe gjëra që janë të nevojshme për interesin publik.
Komuna e Sarajit, do të kursej në të gjitha pjesët e buxhetit, për të pasur një zhvillim më të madh dhe progresiv vitin e ardhshëm në infrastrukturën lokale dhe për realizimin e programit zgjedhorë.