Gjykimi për lëndën e PSP-së “Toplik” ku i akuzuar është ish ministri i Transportit Mile Janakieski dhe pesë veta për shitjen e një trualli në Sopishtë është shtyer për më 30 janar të vitit të ardhshëm.
Arsyeja ka qenë se dy avokatët e Janakieskit sot janë angazhuar edhe në rastin “Trust” dhe se nuk janë në mundësi të vijnë në gjykimin për “Toplik”.
Gjykatësja Tatjana Mihajllova, pas debatit mes mbrojtjes dhe të akuzuarve rreth terminit për gjykimin, vendosi që seancën e sotme ta caktojë për më 30 janar, transmeton Medial.mk.