Që të arrihet zhvillim kontinual në fushën e kulturës, sociale e ekonomike të turqve në Maqedoni, para së gjithash arsimi patjetër të zbatohet në mënyrë cilësore dhe të bazohet në metodologjinë shkencore. Kjo është e mundur vetëm përmes arsimtarëve tanë, thotë Enes Ibrahim, kryetar i Lëvizjes së turqve në Maqedoni.
“Me rëndësi është ambiciet tona ti lëmë anësh dhe bashkë me hapa të sigurt të hapërojmë drejt të ardhmes. Dëshira jonë dhe pritjet janë se në të ardhmen nuk do të përsëriten politikat e gabuara dhe veprimet e viteve të kaluara”, ka thënë Ibrahim, transmeton Medial.mk.