Disa pjesë të komunave të Shkupit nesër do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike. Në periudhën nga ora 8:00 e deri në orën 10:00 pa energji elektrike do të jenë konsumatorët e rrugës “1687” në fshatin Bardovc, Komuna e Karposhit, nga ora 8:30 e deri në orën 14:00 konsumatorët e
bulevardit “Hristo Tatarçev”, si dhe konsumatorët e vendosur në mes të “Dizajn Fantazi” dhe rrethrrotullimit të ri në Kisella Vodë dhe në periudhën nga ora 9:00 e deri në orën 10:30, konsumatorët e rrugëve “368” dhe “Nevena Georgieva Dunja” në të njëjtën komunë. Pa energji nesër, nga ora 9:00 e deri 12:00 do të jenë një pjesë e konsumatorëve të rrugës “Damaska” në komunën e Karposhit, nga ora 11:00 e deri në orën 12:30, konsumatorët e rrugës “Blagoj Despotovski Shovlov” në komunën e Qendrës, dhe në periudhën nga ora 11:00 e deri në orën 13:00, konsumatorët e rrugës “Prashka nr.54, 56 dhe 58 në komunën e Karposhit. Konsumatorët, ndërkaq, të rrugës “Gjuro Gjonoviq nr. 113 dhe mjedisi i tyre në Komunën e Aerodromit pa energji elektrike do të jenë nga ora 10:00 e deri në orën 12:00.
Data 04.03.2025
Aktuale
- Pushteti dhe opozita u përplasën rreth propozim ligjit i cili parashikon mbylljen e bixhozit online
- Pacienti më i rëndë në Maqedoni peshon 288 kilogramë, 40 persona me mbipeshë do të operohen me shpenzime të Fondit
- Gjesti hap zemrën: O Allah ndihmon, ndihmoji mbretit…
- Bisedimet kanë nisur, Xavi merr drejtimin e gjigantit italian
- Pamje tronditëse të torturimit të një kafshe, një banor i Shtipit tërheq një mace me automjetin e tij
- Transparency International RMV! Raste të reja korrupsioni në muajin shkurt 2025
- Arbër Abilaliaj me 2 mungesa drejt Shkodrës
- Drejtori i një shkolle fillore në Strugë ka falsifikuar certifikatën e gjuhës angleze