Prokuroria Publike-Shkup së bashku me ekipin për hetim të MPB-së ka kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes ku sot rreth orës 18 u vra 24 vjeçari në Çair.
“Vrasja ka ndodhur në afërsi të vendit ku ka jetuar personi i vrarë, në Rrugën “Xhon Kenedi” përballë Shkollës së mesme “Cvetan Dimov” në lagjen Çair të Shkupit. Gjetjet fillestare janë se krismave i ka paraprirë një zënkë verbale mes viktimës dhe kryerësit, pas çka kryerësi ka shkuar të marrë armën dhe ka vrarë djalin 24 vjeçar. Plagët e mara kanë shkaktuar vdekjen. Ndërsa kryerësi është në arrati”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë Publike.
Me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i viktimës do t’i nënshtrohet obduksionit.