Zhvillimi i turizmit shënon linjë tatëpjetë viteve të fundit, por për rezultate edhe më të mira nevojitet zhvillim i zonave turistike, ndërtim të infrastrukturës, ndryshime ligjore për ulje të konkurrencës ilegale, por edhe për fokus më të madh të turistëve vendor. Për gjithë këtë nevojitet miratim i Strategjisë kombëtare, të cilën për momentin Maqedonia nuk e ka.
Këto janë një pjesë e mendimeve të pjesëmarrësve në konferencën e sotme për zhvillim të turizmit në Maqedoni të organizuar nga Ministria e Ekonomisë.
Këshilltari shtetëror për turizëm dhe hotelieri Shovket Hazari, thotë se Strategjia kombëtare është përgatitur në vitin 2016, por për shkak të ndodhive në vend nuk është miratuar. Shpresoj se deri në fund të janarit dhe fillim të shkurtit ajo do të miratohet dhe do të fillojë të implementohet.
Masat e ndërmarra të deritanishme, tha ai, kanë treguar rezultate në sferën e zhvillimit të turizmit.
“Turizmi edhe pse është më i ndjeshëm, në tetë vitet e fundit është degë e vetme e cila ka rritje prej 100 për qind. ideja është që të vijmë deri në tre milionë bujtje ose një milion vizitorë. Për momentin kemi rreth 900 mijë mysafirë të evidentuar”, thotë Hazari.
Kryetari i HOTAM Kërste Bllazhevski pret që në qoftë se nuk ndodhin punë të paparashikuara numri i bujtjeve në vitin 2018 të rritet nga 10 deri në 15 për qind. Viti që po kalon, tha, ka pasur ndonjë përqindje rritje në krahasim me vitet paraprake, por nuk janë realizuar pritjet.
Për zhvillimin e turizmit, konsideron ai, duhet zhvillim i infrastrukturës, rrugë, mirëmbajtje të pastërtisë nëpër qendra, zhvillim të zonave turistike, vendosje të transportit me anije, investim në ndërtim të hoteleve të reja, për shkak se Maqedonia krahasuar me vendet në rajon në këtë plan shumë ngec.
Daniella Mihajllovska nga oda Ekonomike e Maqedonisë thotë se shifrat tregojnë rritje në pjesën e numrit të turistëve dhe bujtjeve, edhe atë nga 12 deri në 20 për qind në nivel vjetor, rritje të të ardhurave devizore dhe të ardhurave nga turizmi, por, thotë, mungon, kontrolli i konkurrencës ilegale.
Konsideron se Strategjia kombëtare duhet të pësojë ndryshime, se e këtillë siç është përgatitur nuk do të japë rezultate sepse që të zbatohet duhet paraprakisht të miratohet edhe pesë nën-strategji.
Dekani i Fakultetit për turizëm dhe hotelieri nga Ohri, Cvetko Andreevski thotë se strategjitë të cilat u dedikoheshin tërheqjes së turistëve të huaj kanë rezultuar me fryt dhe se numri i bujtjeve është në rritje të vazhdueshme, por, potencoi, duhet të orientohet fokusi edhe tek turistët vendor, numri i bujtjeve të së cilëve viteve të fundit nuk po ndryshon.
Ata, tha Andreevski, realizojnë numër më të madh mesatar të bujtjeve prej rreth 4,5 bujtje për person, për dallim nga turistët e huaj tek të cilët janë regjistruar në mesatare 2,2 bujtje për eprsona.