Propozim-ligji për amnisti kaloi sot në leximin e parë në Komisionin për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive, duke marrë 7 vota “ Pro”, Sipas deputetët e pranishëm në sallë ky ligj është i nevojshëm, por kishte kërkesa që I njejti të përfshijë një numër më të madh të të dënuarve.
Rexhail Ismaili kishte një propozim, në mënyrë që ligji të jetë pak më liberal, duke kërkuar që në leximin e radhës të ndërhyhet në këtë propozim-ligj përmes amendamenteve.
“Mendoj se do të ishte ide e mirë nëse do të ndryshonim pjesën kur përcaktohet se ligji vlen për ata që janë të dënuar me deri në 6 muaj burgim , dhe kufirin ta shtynim duke e bërë që ligji të vlejë për ata që janë të dënuar deri në 1 vit me burg. Madje edhe për qindjen e uljes së dënimeve të rritnim pak, nëse tani është 30%, kufiri të jetë 40 apo 50%”- tha deputeti i BDI-së.
Një propozim i tillë, sipas deputetit të LSDM-së, Sasho Kostov, duhet marrë në konsideratë, veçanërisht duke pasur parasysh gjendjen në të cilat janë burgjet në vend, për këtë arsye siç shtoi ai, përforcohet edhe më shumë ideja se një ndërhyje e tillë në këtë propzim-ligj do të ishte pozitiv.
“ Duke marrë parasysh gjendjen në të cilat janë burgjet momentalisht, sepse qeveria e kaluar nukështë interesuar aspak, do të më duhet të ndërlidhem me kolegun dhe të kërkoj nga përfaqësuesi i qeverisë që t’i marrë parasysh këto propozime”- tha Sasho Kostov, nga LSDM-ja.
Porpozim-ligji parasheh amnistimin e të dënuarve deri më 6 muaj burg dhe zvoglimin për 30% të dënimit të personave të dënuar me më shumë se 6 muaj burg.
Ky propozim-ligj për amnisti nuk përfshinë të dënuarit me burgim të përjetshëm, ata që kanë kryer veprën vrasje sipas nenit 123 të Kodit Penal, të dënuarit për vepra kundër lirisë së gjinisë, vepra kundër shtetit, ata të dënuar për prishjen e rendit publik, të dënuarit për vepra kundër njeriut dhe raporteve ndërkombëtare.
Me këtëpropozim-ligj pritet që të lirohen 670 të dënuar, dhe dënimi të ju ulet 3100 personave.
Përgatiti: Evi Shkopi
Almakos.com