Ndalesë për dërgesë të mallrave në periudhën prej orës 7:30 deri në orën 18 prej 1 dhjetorit deri më 31 mars në rajonin më të ngushtë të qytetit me qëllim të uljes së ndotjes, vendosi dje Këshilli i Qytetit të Shkupit. Nga Qyteti i Shkupit informojnë se konform Vendimit për organizim dhe përcaktim të kushteve, dorëzimi i mallit do të kryhet në periudhën prej orës 18 deri në orën 7:30, me ndalim dhe parkim jo më gjatë se 15 minuta.
Vendimi është paraparë edhe me “Rekomandimet e Grupit veprues interaktiv për masa urgjente kundër ndotjes së ajrit” nga 15.12.2017 nga ana e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë. Qyteti i Shkupit i informon të gjitha palët e prekura se Sektori i trafikut do të kryejë harmonizim të
lejeve të lëshuara – tërheqje dhe lëshim të lejeve të reja në pajtim me dispozitat e vendimit. Vendimi hyn në fuqi nga dita e shpalljes në “Gazetën Zyrtare të Qytetit të Shkupit”.
Data 04.03.2025
Aktuale
- (VIDEO) Orban dhe Mickoski mbështesin planin e Trampit për Ukrainën
- Numërimi i votave me kusht ka filluar – KQZ parashikon përfundimin brenda javës
- Shija unike e birrave në panairin “Horeca Expo Albania”, “Hysenbelliu Group” përfaqësohet me markat, Korça, Tirana, Kuqalashe, Gold by Korça
- Fetai dhe ambasadori Vahl diskutuan për përshpejtimin e eurointegrimeve
- Dimitrieska-Koçoska në Budapest: Investimet në fokus të Qeverisë, përkrahja hungareze është e rëndësishme për zhvillimin ekonomik të vendit
- (VIDEO) Mickoski nuk merr asnjë ministër të VLEN-it në Hungari
- (VIDEO) VLEN dhe BDI vazhdojnë me akuza ndaj njëra tjetrës
- Agjencia e Ushqimit gjen bakterie tek uji mineral