Konferencë përfundimtare në të cilën do të grumbullohen rezultatet nga projekti gjashtëvjeçar i USAID-it për ndërmarrje mikro dhe të vogla do të mbahet sot në Shkup. Fjalime hyrëse, siç është paralajmëruar, do të ketë ambasadori i SHBA-së në Maqedoni, Xhes Bejli dhe ambasadorja e Zvicrës në Maqedoni, Sibil Suter. Në kuadër të ngjarjes do të ndahen edhe certifikata për pjesëmarrësit, të cilët me sukses i kanë përfunduar programet menaxhere në kuadër të projektit. Projekti i USAID-it për ndërmarrje mikro dhe të vogla është i bashkëfinancuar nga Ambasada e Zvicrës në Republikën e Maqedonisë dhe ka siguruar programe edukative për sipërmarrësit, mbështet intervenime në kompani për përmirësimin e cilësisë së punës së tyre, përshtatjen e shërbimeve dhe prodhimeve të nevojave të tregut dhe për lehtësimin e qasjes së kompanive deri në tregjet e huaja dhe deri te financat
Data 21.09.2025
Aktuale
- Mexhiti prezanton portalin e ri të shërbimeve publike për qytetarët e Çairit
- Izet Mexhiti: Politika nuk mund të jetë e plotë pa gratë
- Visar Ademi: Gostivari – komuna me borxh më të madh në vend: qytetarët pyesin, ku shkuan paratë tona?
- Tërmeti i madh: A jemi të përgatitur për goditjen e San Andreas?
- “Muajin e fundit Rama sulmoi pa ndalur prokurorë dhe gjyqtarë, sot flet për pavarësinë e gjyqësorit”- Bardhi: Hipokrizi, nuk arrin ta kuptojë se …
- Naser Selmani: Antishqiptari Dimitrievski nuk meriton votën e shqiptarëve
- Deklarata e kryeministrit për mjekët, Tritan Shehu: Fishekzjarret e Ramës, përze doktorët shqiptarë dhe kërkon të huaj!
- Babë e bir humbën jetën në aksident, dalin pamjet nga vendngjarja, makina e shkatërruar nga përplasja fatale