Një person ka humbur jetën në një nga gjithsej 12 aksidentet e regjistruara gjatë ditës së djeshme në rajonin SPB të Shkupit. Në njërin aksident janë lënduar rëndë dy persona, ndërsa në pesë me lëndime më të lehta kanë kaluar pesë persona. Në pesë aksidente është shkaktuar dëm material.
Nga MPB informojnë se dje policia rrugore ka zbuluar dhe sanksionuar një numër të madh të shkeljeve. Njëzet e pesë shoferë kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, një shofer ka kaluar në udhëkryq në dritë të kuqe, një shofer nuk u kanë dhënë përparësi këmbësorëve për të kaluar, dy shoferë për rreshtim të gabuar dhe tre shoferë për parakalim jo të rregullt. Nga trafiku është përjashtuar një shofer, i cili e ka drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit dhe gjashtë shoferë para se ta marrin të drejtën për drejtim të automjetit, si dhe shtatë automjete të
paregjistruara. Janë hasur edhe 67 automjete të parkuara në mënyrë të parregullt. Me ndihmën e automjetit special “karrotrec” janë larguar 60 automjete. Sektori për parandalim pranë SPB Shkup në suaza të aksionit trafiko-edukues “T’i mbrojmë fëmijët në trafik” do të realizojë punëtori edukative me nxënës të klasës së katërt të SHFK “Goce Dellçev” e cila ndodhet në rajonin e Komunës Ilinden.
Data 21.09.2025
Aktuale
- Mexhiti prezanton portalin e ri të shërbimeve publike për qytetarët e Çairit
- Izet Mexhiti: Politika nuk mund të jetë e plotë pa gratë
- Visar Ademi: Gostivari – komuna me borxh më të madh në vend: qytetarët pyesin, ku shkuan paratë tona?
- Tërmeti i madh: A jemi të përgatitur për goditjen e San Andreas?
- “Muajin e fundit Rama sulmoi pa ndalur prokurorë dhe gjyqtarë, sot flet për pavarësinë e gjyqësorit”- Bardhi: Hipokrizi, nuk arrin ta kuptojë se …
- Naser Selmani: Antishqiptari Dimitrievski nuk meriton votën e shqiptarëve
- Deklarata e kryeministrit për mjekët, Tritan Shehu: Fishekzjarret e Ramës, përze doktorët shqiptarë dhe kërkon të huaj!
- Babë e bir humbën jetën në aksident, dalin pamjet nga vendngjarja, makina e shkatërruar nga përplasja fatale