Ilija Dimovski, Antonio Milloshoski, Trajko Veljanovski dhe disa figura tjera të rëndësishme në VMRO-DPMNE, në mesin e tyre edhe themeluesit e partisë, Boris Zmejkovski dhe Vasil Naumov kanë dalë me letër të hapur publike duke kërkuar anulimin e Kongresit të VMRO-DPMNE-së, për shkak siç thonë ata, favorizimit të njërit nga kandidatëve dhe mundësive jo të barabarta për garë. Sipas tyre, informatat nga terreni flasin se njëri nga kandidatët po përkrahet dhe ndihmohet nga e gjithë struktura partiake në tërë Maqedoninë.
LETËR E HAPUR
“Po shfrytëzohen të gjitha resurset për një kandidat. Po bëhet presion mbi një pjese të delegatëve që të nënshkruhen për kandidaturën e një kandidati. Po shfrytëzohen kërcënime për përjashtim nga partia dhe organet e partisë të personave që do të refuzojnë përkrahje të njërit kandidat”
Ata thonë se në kushtet të tilla Kongresi i VMRO-DPMNE-së i caktuar për më 22 dhe 23 dhjetor nuk garanton proces transparent dhe legjitim për përzgjedhje të kryetarit të partisë. Ata kanë kërkuar anulimin e Kongresit për në muajin shkurt të vitit 2018.
LETËR E HAPUR
“Komiteti Ekzekutiv dhe Komiteti Qendror i VMRO-së të sjell vendim që numri i Delegatëve në Kongres nga 544 në më së paku 5000 delegatë, ndërsa të drejtën për të deleguar të kenë Komitetet vendore të partisë dhe kjo do të thotë se anëtarët e VMRO-DPMNE-së e zgjedhin kryetarin e VMRO-DPMNE-së me legjitimitet më të gjerë. Komiteti Ekzekutiv dhe Komiteti Qendror i VMRO-DPMNE-së të sjellin vendim që Kongresi të mbahet më 24 dhe 25 shkurt 2018”
Më tej, në letër thuhet se kanë marrë këtë veprim ngase bisedat e tyre me pjesën më të madhe të funksionarëve të lartë nuk kanë pasur efekt pozitiv.
Në opinion flitet se kandidati më serioz për të marrë kreun e partisë është sekretari gjeneral i partisë Hristijan Mickovski i cili ka përkrahjen e Nikolla Gruevskit.
Enis Murtezi
https://youtu.be/V4klCTBOX24