Përderisa pres konferenca e Prokurorisë Speciale po vazhdon, mësohet se PSP sot do të hapë 7 raste të reja në të cilin akuzohen 17 persona, në mesin e të cilëve ish deputet dhe ish ministra.
“Sot njoftojmë për hapjen e 7-të raste të reja ku akuzohen 17 persona që akuzohen për keqpërdorime të detyrës dhe urdhrave zyrtarë”, tha Janeva
Rasti “Путарина”, ish deputete e kuvendit të R.M-së dyshohet të ketë bërë mashtrime fiskale dhe ka arritur të përfitoj afro 100 mijë euro, të cilët e njejta pohonte që po i shfrytëzon për udhëtime zyrtare dhe ekzistojnë dyshime që në të vërtet e njejta ka mashtruar”, njoftoi prokurorja Fetai.
Rasti tjetër ka të bëj me shërbime dhe kompani të huaja dhe me çrast është emëruar “Stranski Slluzhbi”, të akuzuar janë dy persona një si organizator tjetri ndihmës, punonjës të DSK-së