Libri “Shihemi në majë” në gjuhën shqipe, i autorit Kosta Petrov do të promovohet sonte në Librarinë e Çarshisë. “Shihemi në maje” e ka përjetuar promovimin e tij në gjuhën maqedonase para pothuajse pesë viteve dhe është shitur në më shumë se 12.000 kopje. Muajin e ardhshëm libri do të promovohet edhe në Kosovë dhe në Shqipëri.
Botimi shqip i “Shihemi në majë” do të mund të blihet që nga 20 dhjetori në libraritë e Qendrës botuese “Tri”, të gjitha libraritë më të mëdha në vend, si dhe online në www.kniga.com.mk. Katër librat e Kosta Petrovit, “Shihemi në majë”, “Frika”, “Kafeja jonë e fundit” dhe “Askush nuk tha se do të jetë e lehtë” janë shitur në më shumë se 25.000 kopje.