Ministri hungarez i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë Peter Siarto në takimin e sotëm me presidentin Gjorge Ivanov e theksoi domosdoshmërinë e dinamizimit të proceseve euro-atlantike të Republikës së Maqedonisë dhe e përsëriti mbështetjen e fuqishme të Hungarisë që vendi ta marrë vendin e merituar në NATO dhe t’i fillojë negociatat inkuadruese me BE-në një orë e më parë.
Ivanov, sip kumtoi Kabineti i tij, shprehu falënderim për mbështetjen e fuqishme dhe të vazhdueshme që e fiton Maqedonia nga Hungaria për integrimet tona euro-atlantike.
“Angazhimi, bashkëpunimi dhe solidariteti të cilin Hungaria e reflekton lidhur me aspiratat e tona në NATo dhe BE, është shembull se si duhet të duket raporti i vendeve-anëtare ndaj vendeve-kandidate. Hungaria është një prej partnerëve dhe miqve më të rëndësishëm të Republikës së Maqedonisë dhe ky raport duhet të mirëmbahet dhe të vazhdojë në të ardhmen”, theksoi presidenti Ivanov.
Ai e theksoi edhe rolin konstruktiv që e ka Hungaria në menaxhimin e krizës së refugjatëve dhe emigrantëve përmes bashkëpunimit dhe ndihmës së saj në forcat policore dhe pajisje.