Kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë filluar takimet joformale me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian, në Bruksel. Kryeministrat e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Malit te Zi, Serbisë e Bosnjës pritet që në këto takime të informohen nga Mogerini për hapat që i presin ata gjatë vitit të ardhshëm në rrugën e integrimeve evropiane. Përveç kësaj, do të diskutohet edhe për zhvillimet aktuale në rajon.
Kryeministri i vendit, Zoran Zaev, para fillimit të takimit, nëpërmjet rrjetit sociale Twitter, është shprehur se pret që vitin e ardhshëm, Maqedonia të merr datë për fillimin e negociatave, si dhe ftesë për anëtarësim në NATO.
“Presim që viti 2018 të jetë i rëndësishëm për eurointegrimet e Republikës së Maqedonisë, përmes marrjes së datës për fillimin e negociatave, si dhe ftesë për në NATO. Integrimet Euro-Atlantike për qytetarët e Maqedonisë nënkuptojnë mbojtje dhe siguri, por edhe hapin perspektiva ekonomike”, ka porositur Zaev.
Ndërkohë, nga zyra e përfaqësueses së lartë nëpërmjet një komunikate të lëshuar ditë më parë, kanë bërë të se viti i ardhshëm pritet t’i ofrojë një mundësi vendeve të Ballkanit Perëndimor për të avancuar në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Evropian.
Viti 2018 është shumë i rëndësishëm për integrimin e Ballkanit Perëndimor, për shkak të aktiviteteve dinamike të BE-së në këtë drejtim, të cilat konsiderohen se do t’i japin porosi të qarta dhe hapa e nevojshme që duhet të ndërmarrin vendet e këtij rajoni.
Në shkurt të vitit të ardhshëm do të publikohet strategjia për zgjerim e presidentit të Komisionit Evropian, Zhan Klod Junker, raporti i KE-së do të publikohet në prill, në maj do të mbahet mbledhja në Sofje, ndërsa në korrik do të mbahet samiti i NATO-s.