Pasi Gjykata Supreme shfuqizoi vendimet e Gjyqit Themelor dhe të Apelit për rastin “Monstra”, avokati i të dënuarve, Naser Raufi, në intërvistën ekskluzive për Almakos, flet për të gjitha shkejet drastike të ligjit gjatë procesit gjyqësor.
“Në përvojën time tridhjet vjeçare, nuk kam parë shkelje të këtilla të pashembullta”– thotë Raufi në emisionin “Pa teklif” të drejtuar nga Naser Selmani, duke shtuar se vendimet e Gjykatës Themelore dhe të Apelit nuk bazohet në prova materiale.
“Nuk është lejuar të bëhet espertizë e makinës dhe ADN-së së të akuzuarve, të cilat Prokuroria Publike i ka paraqitur si dëshmi”-përkujton ai.
Sipas tij, dëshmitari i mbrotjur disa herë është kapur në flagrancë duke gënjyer.
“Fizikisht është e pamundur që një person të jetë në të njejtën kohë në dy vende të ndryshme në distancë prej 12 kilometrash. E pamundur është që flokët e një personi të rriten mbi 30 cm për duaj muaj”, thotë Raufi duke përkujtuar dëshmitë kontradiktore të dëshmitarit të mbrojtur.
Të vetmit dëshmitar okular janë katër romë, të cilët në gjykatë kanë thënë se ditën e krimit nuk i kanë parë të akuzuarit afër liqenit Smillkovë.
“Ata dëshmuan se autorët e krimit kanë qenë të uniformuar dhe me jelek antiplumb”, thekson avokati.
Ai është i bindur se rasti “Monstër” është i montuar për motive politike, për të shpërqëndruar opinion nga rasti gjyqësor “Detonator”, ku si duket kanë qenë të përfshirë edhe segmete të policisë sekrete. Arsyet tjera mund të jenë ideja për destabilizuar vendin duke diskredituar shqiptarët si terrorist.
Raufi është shumë i bindur se gjatë rigjykimit e vërteta do të dali në dritë dhe përsonat e përfshirë në këtë inskenim, do të përgjigjen para ligjit.