Ish-kryeministri dhe ish-kryetari i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski sot duhet të del para gjyqit për dy raste, për ”Shuplakat në Komunën Qendër” dhe për lëndën ”Trajektorja” ku akuzohet për autostradën Mlladinovci-Shtip dhe Kërçovë-Ohër, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas Agjensisë informative Meta, për Gruevskin PSP ka dorëzuar 315 fakte nga ”bombat” që lidhen me komunikimet e Gruevskit me ish-zyrtarët e tij. Bëhet fjalë për fakte të llojit të bisedave telefonike dhe sms mesazhe.