Gjyshi i Tamarës, Lupço Stojanovski i cili më 1 qershor me armë gjuajti mbi ish ministrin e Shëndetësisë, Nikolla Todorov sot për herë të parë do të paraqitet në seancë gjyqësore në Gjykatën Penale në Shkup, njofton Portalb.mk.
Stojanovski nga Velesi ka gjuajtur tre herë në drejtim të Todorovit, por ky i fundit nuk u lëndua.
LEXO: Nëna e Tamarës: E dënoj dhunën edhe pse është babai im
Nëna e Tamarës, Zhaklina Dimovska e ka dënuar tentimin për vrasje të ish ministrit të Shëndetësisë, Todorov dhe tha se familja e saj janë të revoltuar, por askush nuk mendoi se diçka e tillë mund të ndodh, sepse vrasja nuk është zgjidhje.
Ndryshe, ish ministri i Shëndetësisë, Nikolla Todorov para dorëzimit të funksionit të ministrit u sulmua nga gjyshi i Tamarës nga Velesi. Sulmuesi u arrestua në vendngjarje.
LEXO: Gjyshi i Tamarës së ndjerë është personi që gjuajti me armë Todorovin (VIDEO)
Ndryshe, vogëlushja nëntë vjeçare Tamara Dimovska e cila vuante nga skolioza vdiq me 9 shkurt 2015, pasi disa herë mori përgjigje negative për kurim jashtë shtetit.
LEXO: PTHP do ta ndjek gjyshin e Tamarës i cili tentoi ta vret Todorovin