Ministri përgjegjës për Diasporën, Edmond Ademi me ftesë të Lëvizjes Evropiane të Bosnjës dhe Hercegovinës, do të vizitojë Sarajevën ku do të marrë pjesë në forumin rajonal me temë “Koha është për Evropë” e organizuar nga Lëvizja Evropiane në BeH. Në forum, siç njofton kabineti i tij, Ademi do të mbajë fjalim me temën “Agjenda Evropiane, partneriteti rajonal dhe roli i diasporës në zhvillimin ekonomik”. Gjatë qëndrimit në Sarajevë, ministri do të mbajë edhe takime zyrtare me ministren për të Drejtat e Njeriut dhe Refugjatët në Qeverinë e Bosnjës dhe Hecegovinës, Semiha Borovac, përfaqësuesin e Lartë të Bosnjës dhe Herzegovinës Valentin Icko dhe ministrin e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisje Lokale në Qeverinë e Republikës së Serbisë. Në forumin rajonal të organizuar nga ana e Lëvizjes Evropiane e BeH ministrit Ademi do t’i ndahet mirënjohje për “Kontributin e shkëlqyeshëm në bashkëpunimin rajonal dhe mirëkuptim ndërmjet kulturave”.
Data 12.08.2025
Aktuale
- Vritet me armë zjarri një person në Kosovë, shpallet në kërkim autori i dyshuar
- Vdes 15-vjeçari i shpëtuar nga efektivi Mustaj në aksidentin e Fierit
- E rëndë: Kjo është viktima e aksidentit tragjik me 6 vetura në Komoran!
- Plaçkitja e News24 nga kompania KAYO, gazetari ironizon: O Ardi Veliu, kam ca xhaketa e kollare të bukura, gjynah t’i hedhësh! Kompjuterin mbaje se atë s’di ta përdorësh
- Policia ushtarake plaçkiti News24, gazetari ironizon Ardi Veliun: Më kthe kostumet dhe kollaret se kompjuterin ti s’di ta përdorësh!
- “E paprecedent, uzurpimi i News24!”- Vokshi për ndërkombëtarët: Çfarë duhet të ndodhë më shumë që të reagohet për mbrojtjen fjalës së lirë dhe gazetarëve?
- Besnik Emshiu do të garon për mandatin e dytë për kryetar komune të Bogovinës
- Skandali i vrasjes trefishtë: Katër policë të Gjilanit nën hetim dhe suspendim