Nga VMRO-DPMNE kanë reaguar se çështja e emrit nuk mund të zgjidhet vetëm nga disa politikanë apo shumica parlamentare.
Vendimi për zgjidhjen e problemit që Republika e Greqisë ka me emrin tonë nuk është dhe nuk mund të jetë pronë ekskluzive vetëm për disa politikanë dhe as e shumicës qeverisëse në Kuvend, VMRO-DPMNE-në nuk e mbështet atë që thonë ata, kryesisht atë që deklaroi Xhaferi.
VMRO-DPMNE dënon deklaratat e Xhaferit dhe do të kundërshtojë qëllimet e shumicës së deputetëve për të zgjedhur ndonjë ndryshim të emrit pa njoftuar qytetarët paraprakisht në një referendum.
“VMRO do të kundërshtojë tendencat që shumica parlamentare vetë të votojë cfardo ndryshimi për emrin pa u konsultuar paraprakisht qytetarët nëpërmjet referendumit,” thonë nga VMRO-DPMNE.
“VMRO-DPMNE nuk do të pranojë ndryshimin e Kushtetutës, me qëllim të ndryshimit të emrit kushtetues të Republikës së Maqedonisë. Ajo nuk do të pranojë ide dhe propozime që do të kërcënonin popullin maqedonas dhe identitetin kombëtar maqedonas, dallueshmërinë e kombit maqedonas, gjuhën dhe kulturën maqedonase. VMRO-DPMNE, mbetet fort e përkushtuar ndaj procesit të integrimeve në familjen europiane “, thuhet në deklaratë./Almakos