Këshilli republikan për siguri në komunikacionin e rrugëve (KRSKRR) filloi fushatë të re nën moton: “Edhe këtë vit siguria ka përparësi – viti 2018 më i sigurti deri më tani”. Fushata, theksojnë nga KRSKRR, është në prag të periudhës së festave të Krishtlindjeve dhe të fundvitit që është karakteristike për numër të madh festimesh, konsumim të alkoolit, argëtimeve deri në orët e hershme të mëngjesit, të shoqëruara me komunikacion intensiv, udhëtime të gjata, rrugë të ngrira…
Aktivitetet do të realizohen përmes mediumeve elektronike, rrjeteve sociale, bilbordeve dhe lokaleve dhe objekteve ku të rinjtë do të argëtohen në prag të natës festive.
“Kjo fushatë është krijuar në frymën e disponimit pozitiv festiv, ndërkaq përmes dashurisë dhe përkatësisë që reflektohen në të, synojmë drejt saj, t’i përkujtojmë të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion se për festat e Krishtlindjeve dhe të fundvitit më me rëdnësi është të arrijmë të shëndoshë, të gjallë dhe të sigurtë në shtëpi dhe festat t’i kalojmë në rrethin e familjes dhe miqve. Ideja e KRSKRR është që viti i ri 2018 ta fillojmë me mendim, me shpresë dhe me besim, se ky duhet
të jetë viti më i sigurtë deri më tnai”, thonë nga KRSKRR. Theksojnë se për t’u bërë realitet dëshira që viti 2018 të jetë më i sigurti deri më tnai dhe të ulet numri i personave të pësuar në fatkeqësi komunikacioni, nevojitet vetëdije më e madhe personale dhe kolektive dhe përgjegjësi.
“Secili indivudualisht dhe të gjithë së bashku ta bëjmë komunikacionin të jetë i sigurtë. Prej nesh varet, nga kultura jonë, nga dëshira jonë, toleranca, diciplina. Nga ajo se sa do t’i respektojmë rregullat e komunikacionit. Pasojat nga fatkeqësitë në komunikacion janë tejet serioze për të qenë të rehatshëm në komunikacion, prandaj në vitin 2018 bëhuni shembull pozitiv dhe jepeni kontributin tuaj për komunikacion më të sigurtë”, kumton KRSKRR.
U bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve të jenë përgjegjës, t’i respektojnë rregulalt e komunikacionit, të mos vozisin shpejtë dhe të mos vozisin nën ndikim të alkoolit. Festimet e fundvitit do t’i kaloni më të gëzuar dhe më të sigurtë nëse vendosni që në to të shkoni pa automobilin tuaj. Le të jetë viti 2018 më i sigurti deri më tani! – “Vozit me përgjegjësi!”, thonë nga KRSKRR.