Inspektorati komunal i komunës së Tetovës në bashkëpunim me Sektorin për punë të brendshme në Tetovë, nga dita e mërkurë filluan aksion të përbashkët për largimin e shitësve ambulant të cilët ushtrojnë veprimtari të paligjshme në pjesën qëndrore të qytetit.
Lirimi i hapësirave të uzurpuara publike në Sheshin ilirija, rrugët dhe trotoaret e qytetit në këtë periudhë të vitit bëhet edhe për shkak rritjes së fluksit të qytetarëve si rezultat i festave të fundvitit dhe rritjes së komunikacionit rrugor që vjen si pasojë e kthimit të mërgimtarëve.
Ky aksion i koordinuar do të vazhdojë edhe në të ardhmen, me qëllim që trotoaret dhe hapësirat publike të kthehen në funksion të qarkullimit të lirshëm të këmbësorëve, kurse vepritmaria ekonomike e shitësve ambulant të bëhet në pajtueshmëri me ligjin dhe në vendet e parapara për këtë aktivitet.
Komuna e Tetovës, njofton qytetarët se me rastin e VITIT TË RI, organizon dhënie me qera të hapësirës publike për shitje të dhuratave dhe zbukurimeve për vitin e ri.
Thirrja e publike në të cilën është e shpjeguar mënyra e aplikimit është e shpallur në web faqen e Komunës së Tetovës, dhe të njëjtin mund ta gjeni në linkun https://tetova.gov.mk/getart.as