Në fillimin e seancës së përbashkët të të dyja Qeverive, asaj të Republikës së Maqedonisë dhe asaj të Shqipërisë, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka pohuar se Shqipëria është e interesuar që të krijon një fqinjësi të mirë me të gjitha shtetet, njofton medial.mk
“Kemi qenë thellë të brengosur për fatin e Maqedonisë e cila një kohë më herët ka kaluar një situatë të tensionuar, ku fati i sajë është vënë në një pikë pyetje të madhe. Por sot po shohim se Maqedonia me frymat e reja politike ka marrë shumë shpejtë rrugën euro-atlantike. Dhe gjatë këtij rrugëtimi të tensionuar që kishte Maqedoni, ne si shqiptarët kemi qenë shumë të brengosur, dhe tani na gëzon fakti se ne si Shqipëri po kontribuojmë në përshpejtimin e rrugës euro-atlantike të Maqedonisë”, tha mes tjerash kryeministri i Edi Rama