Për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar për vepër të kryer penale “prodhim i paautorizuar dhe lëshim në treg të drogave”, sektori për punë të brendshme në Ohër ngriti padi penale kundër S.N. (31) nga fshati Llopat i Kumanovës dhe A.M. (39) nga Kumanova.
Të pandehurit, në fund të vitit të kaluar janë furnizuar me sasi më të madhe të drogës së llojit heroninë me ngjyrë kafe dhe në një shtëpi të marrë me qira në Ohër, kanë kryer ripaketimin e saj në sasi më të vogla në qese najloni. Ato pastaj ua kanë shitur disa narkomanëve në rajon.
Gjatë kontrollit të kryer në shtëpinë e marrur me qira që e kanë shfrytëzuar të pandehurit, inspektorët policorë kanë gjetur një pjesë të heroinës së pashitur si dhe një sasi të caktuar të kofeinës – medikament që bën pjesë në grupin e stimulanseve kurse në tregun ilegal shfrytëzohet si shtesë për heroinën, me qëllim që të shtohet sasia e tij./lajmpress.com/.