“ Deja e Vjeshtës”, është promovimi i këtij libri nga autorja Delvina Kërluku, që mblodhi në ambientet e QIK personalitete nga sfera të ndryshme.
Ambientit i jepte edhe më shumë ngrohtësi interpretimi në piano nga profesorja Arjana Kuriu- Grubi që shoqëronte interpretimin e këtyre poezive nga aktori Adem Karaga.
Në panel krahas autores, ndodheshin edhe ambasadori i Republikës së Rumanisë në Republikën e Maqedonisë z. Viorel Stanila dhe kryetari i Shoqata e Shkrimtarëve të Maqedonisë, z. Vele Smilevski.
Ambasadori Stanila, në fjalën e tij tha se është i nderuar që ndodhet në këtë panel, duke folur gjithashtu edhe për mjeshtërinë me të cilën Delvina Kërluku, qëndis vargjet e poezisë së saj.
Viorel Stanila ambasadori i Republikës së Rumanisë në Maqedoni
“….”
Vlerësim të jashtëzakonshëm për origjinalitetin dhe mjeshtërinë e autores dha edhe kryetari i Shoqata e Shkrimtarëve të Maqedonisë, z. Vele Smilevski.
Vele Smilevski, kryetari i SHSHM,
“….”
Aktori Adem Karaga, thotë se vargjet e autores të mbushin emocionalisht, se aty flitet për ndienja që çdokush i ka përjetuar i perjeton, apo do t’i përjetojë.
Adem Karaga, Aktor
“….”
Sukseset gjithmonë është familja ajo që i përjeton më shumë shpirtnisht. Janë ata që rrahjet e zemrës t’i ndiejnë më mire se kushdo tjetër. Me emocion për promovimin e librit të së bijës foli edhe nëna e Delvina Kërlukut.
Vjollca Kërluku, nëna e Autores
“…”
Për fund nuk mund të mungonte edhe autorja vet, e cila si çdo artist tjetër, çdo emocion e përjeton shumë herë më fuqishëm. Ajo flet edhe kuptimin e emrit të librit, muzën e saj, emocionet që ka përcjellur përmes poezive. Autorja njihet edhe pwr shpirtin e saj bamirës, pikërisht edhe këtë herë Delvina Kërluku do t’i ndajë për bamirësi të gjitha paratë e mbledhura nga shitja e librit.
Deri tani autorja dibrane ka botuar librat me poezi: Muza (Albas), Altar (Asdreni), Gjurmë (Tringa), Varg vese (Serembe), Fjordet e vetmisë (Josif Bageri). Prozë: Pasthënie e ditëve tona (Art-Kult)
. Është nde-ruar me “Çmim Special” në Festivalin Netët Korçare të poezisë, Korçë. Çmimin “Vepra letrare”, në festi-valin e Prizrenit. D. Kërluku është bartësja e parë e Çmimit “Ura letrare” të Shoqatës së Shkrimtarëve të Maqedonisë (2014). Ajo ka fituar Çmimin për poezi më të mirë në festivalin ndërkombëtar ‘Valët Letrare Strugane’.