Sipas rektorit të UNT-së, Aziz Pollozhanit, kompleksi i Universitetit “Nënë Tereza” përfshin sipërfaqe prej 95.102 m katror me ç’rast 8.29 euro është çmimi për metër katror. Sipas Pollozhanit, Ministria e Transportit duhet të bëjë eksproprijimin e tokës, sepse ka çështje të pazgjidhura pronësore juridike dhe pas kësaj pritet që në muajin prill të fillojë realizimi i projektit.
“Shpresojmë se për tre muaj Ministria e Arsimit, e Transportit dhe ajo e Financave që të bëjë eksproprijimin dhe nëse ajo ndodh edhe kontraktuesi do të jetë i detyruar të mbajë fjalën e dhënë dhe presim që pas prillit dhe majit të jetë koha kur ne me saktësi do të fillojmë projektin”,- deklaroi rektori i UNT-së, Aziz Pollozhani.
Për përgatitjen e projekteve janë angazhuar edhe vetë profesorët arkitektë që ligjërojnë në këtë universitet, me qëllim që të shkurtohet koha e pritjes dhe projekti të realizohet sa më shpejt.
“Nëse për një projekt kryesor i kemi katër muaj, për një projekt të interierit do t’i kishim edhe katër muaj, sepse nuk mundet që projektantët të obligohen që të bëjnë projektin për një javë, ose parkingun nëntokësor, këto elemente patjetër shkojnë së bashku”,- theksoi arkitekti, Vebi Fazliu.
Në UNT konkursi për pranimin e profesorëve do jetë i hapur edhe gjatë 2018, ndërsa momentalisht studimet i ndjekin 500 studentë në shkencat teknike dhe sociale.
Mirëpo ekspertët demantojnë këtë paraqitje të Pollozhanit. Sipas tyre, ai mundohet të mbulojë në pres konferencë skandalin më të madh korruptiv dhe procedurën jo transparente të projektit të universitetit Nëna Terezë.
Skandalin mundohet ta mbulojë duke thënë se kinse projekti ka sipërfaqe 95.102 m2. kjo nuk është e vërtetë, pasi që projekti ideor është 31.900 m2.
Pasi që procedura e tenderimit është kryer në bazë të projektit ideor, i cili është 31.900 m2.