– Të gjitha marrëveshjet e lidhura nga ana e organeve shtetërore do të jenë të qasshme në opinion. Byroja për Furnizime Publike prej sot duhet t’i publikojë në ueb faqen e saj të gjitha marrëveshjet e lidhura.
Informacioni i tillë është miratuar dje në seancë të Qeverisë me rekomandim të të gjitha organeve të dakorduara, ndërmarrjeve publike, njësive të vetëqeverisjes lokale, ndërmarrjeve publike, subjekteve publiko-private të themeluara nga Qeveria, si dhe shoqëritë tregtare në pronë të RM-së t’i publikojnë marrëveshjet për furnizime publike. Zëdhënësi i Qeverisë të RM-së Mile Boshnjakovski informon se do të publikohen të gjitha marrëveshjet nga furnizimet publike dhe ato të cilat janë me vlerë nën 5.000 euro. Marrëveshjet do të publikohen në ueb faqen e Byrosë për Furnizime Publike.