Në 11 muajt e kaluar të këtij viti janë zbuluar gjithsej 1784 persona, të cilët nuk kanë pasur leje për vozitje, nga të cilët 180 vetëm në muajin nëntor. Përveç kësaj, gjithashtu janë zbuluar edhe 1435 automjete me regjistrim të skaduar. Numri më i madh i vozitësve të egër të zbuluar kanë drejtuar vetura, por edhe furgonë, kamionë si dhe minibusë.
Kryesisht bëhet fjalë për persona të moshës nga 16, 17 deri në 35 vjet, mes të cilëve jo rrallë herë ndalohen edhe personat e njëjtë të cilët përsërisin të njëjtën kundërvajtje. Ajo që më tepër është shqetësuese është fakti se mes pjesëmarrësve në aksidente komunikacioni me pasoja më serioze është shumë i madh numri i atyre që automjetet kanë drejtuar pa leje për vozitje. Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë, edhe një herë rikujton se drejtimi i automjetit pa leje për vozitje është në kundërshtim me ligjin për siguri në komunikacion dhe rrugë, dhe se gjoba për këtë lloj kundërvajtjeje është 300 euro në kundërvlerë të denarit plus 400 euro për pronarin e automjetit të cilën ia ka dhënë për ta drejtuar një personi pa leje për vozitje. Gjoba për regjistrim të skaduar është nga 100 deri në 500 euro”, njoftuan nga Policia e Tetovës.