Punëtori ndërkombëtare për “Standardet e BE-së për trajnim fillestar të gjykatësve dhe prokurorëve publik” do të mbahet sot dhe nesër në Shkup, në organizim të Akademisë për Gjykatës dhe Prokurorë Publik “Pavel Shatev”, ndërkaq në bashkëpunim dhe me
mbështetje financiare të Instrumentit për ndihmë teknike dhe këmbim të informatave (TAIEX) të Komisionit Evropian.
Qëllimi i punëtorisë është të shtohet njohuria e pjesëmarrësve për standardet e BE-së lidhur me zgjedhjen dhe trajnimin fillestar të gjykatësve dhe prokurorëve publik të ardhshëm.
“Sigurimi i trajnimit adekuat të gjykatësve dhe prokurorëve publik është qëllimi kyç në sferën e sundimit të së drejtës, që paraqet pjesë kyçe nga procesi i integrimit të BE-së. Qëllimi është të përforcohet efikasiteti, profesionaliteti dhe transparenca e institucioneve gjyqësore dhe të prokurorisë dhe të ndihmohet në ndërtimin e fushës së drejtësisë, ndërkaq rritje e besimit mes vendeve evropiane, praktikantëve dhe qytetarëve”, thonë organizuesit.
Në punëtori do të marrin pjesë gjykatës, prokurorë publik dhe përfaqësues nga të gjitha institucionet relevante nga Republika e Maqedonisë dhe përfaqësues nga Akademitë e Jurisprudencës nga vendet nga Kosova, Serbia, Mali i Zi, Shqipëria dhe Turqia.
Në suaza të punëtorisë, fjalime do të kenë drejtoresha e Akademisë për Gjykatës dhe Prokurorë Publik “Pavel Shatev”, Aneta Arnaudovska, sekretari i përgjithshëm i Rrjetit evropian për trajnim gjyqësor Vojçeh Postulski, drejtori i Institutit belg për trajnim gjyqësor Raf Van Ransbeg, gjykatësi në Gjykata e Qarkut Kristianstad, Suedi, Lenart Johanson, si dhe përfaqësues nga Akademitë e Jurisprudencës nga vende të rajonit.