Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev pas takimit të sotëm me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi theksoi se hapen mundësi të reja për avancim të mëtutjeshëm të raporteve mes dy shteteve, të cilat, siç vlerësoi, nuk kanë çështje të hapura.
“Realizuam takim si liderë të dy shteteve që nuk kanë çështje të hapura. Morëm inkurajim të fuqishëm nga presidenti Thaçi që ta realizojmë atë që e kemi kontraktuar me kryeministrin Haradinaj – Të hapim mundësi të reja për avancim të mëtutjeshëm dhe thellim të marrëdhënieve tona të ndërsjella”, tha Zaev në konferencën për shtyp pas takimit me Thaçin.
Theksoi se së bashku i kanë dëgjuar biznesmenët të dy vendeve dhe theksoi se me sugjerimet e tyre hapen mundësi për vende të reja pune, që është shumë e rëndësishme për të rinjtë. Do t’i investojmë të gjitha kapacitetet që që ta lehtësojmë biznesin me reduktim të procedurave kufitare dhe doganore”, paralajmëroi Zaev.
Me Thaçin kanë konstatuar se hapen perspektiva të mira për qëllime strategjike të dy shteteve në lidhje me aspiratat e përbashkëta euroatlantike gjatë kryesimit të Austrisë dhe të Bullgarisë me Këshillin e BE-së.
“Së bashku do të inkurajohemi dhe ndihmojmë në këtë proces në lidhje me çështjet tona të hapura – Republika e Maqedonisë me Greqinë dhe Republika e Kosovës me Malin e Zi. Jemi dakorduar që së bashku të dërgojmë mesazh deri te qytetarët e dy vendeve, në Maqedoni dhe në Kosovë dhe ata të vazhdojnë ta kultivojnë dhe thellojnë miqësinë mes dy vendeve”, theksoi kryeministrin Zaev, i cili me takimin me Thaçin e përfundoi vizitën zyrtare në Kosovë.