Shoqata “Qendra Hepar”- Manastir e filloi aksionin “ Ndal hepatitit tek gjeneratat e reja, aktivitet i i vendosur në konferencën ndërkombëtare “Marrja e një plani veprimi për arritjen e mbulimit shëndetësor universal për të gjithë pacientët deri në vitin 2030” u mbajt në Parlamentin Europian në Bruksel, përcjell Almakos
Presidenti i Shoqatës, Milan Mishkoviç theksoi se fushata e dedikuar për mbulimin e shëndetit universal për të gjithë pacientët deri në vitin 2030 udhëhiqet nga Forumi Evropian i Pacientëve në partneritet me Parlamentin Europian dhe Komisionin Evropian dhe në Maqedoni kjo aktivitet u morr nga “Qendra Hepar” -Manastir .
Konferenca në Bruksel u ndoq nga një numër i madh ligjvënësish të BE-së, si dhe nga Komisioneri i Shëndetësisë dhe Ushqimit Vitenis Andriukaitis me të cilin së bashku kemi dërguar mesazhin – Stop hepatitit për gjeneratat e reja dhe qasje universale në kujdesin shëndetësor të duhur për të gjithë pacientët në Evropë.
Në konferencë morën pjesë vendet aspirante për anëtarësimin në BE më qëllim që t’i kushtojnë vëmendje të veçantë Kapitullit 28 mbi mbrojtjen e konsumatorit dhe shëndetin e tyre, sepse hepatiti është një problem i shëndetit publik, tha Miskoviç pasi u kthye në Manastir nga Brukseli.
Ai vuri në dukje se aktivitetet programore të “Qendrës Hepar” Manastir mundësojnë intensifikimin e procesit të eliminimit të hepatitit dhe në drejtim të procedurave për përgatitjen e një strategjie kombëtare si dhe prokurimin e ilaçeve novatore moderne për Klinikën për Sëmundjet Infektive në Shkup.