Në prani të Ministrit për financa Dragan Tevdovski; Nikolla Bertolini – shef për bashkëpunim të delegacionit të BE-së dhe Fani KARANFILLOVA – PANOVSKA – Drejtor ekzekutiv, Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni, sot ishte prezantuar studimi „Menaxhim me instrumentet për ndihmë për anëtarësim – praksa dhe sfida“. Dokumentin e prezantoi autori Aleksandar KOLEKESI – Hetues më i vjetër, Eurothink.
Dokumenti e analizon shfrytëzimin e fondeve të BE-së në Republikën e Maqedonisë nëpërmjet Instrumentit për ndihmë anëtarësie (2007-2013). Theksi është vendosur në mjetet të cilët menaxhohen nëpërmjet sistemit të decentralizuar për implementim. Qëllimi kryesor është të dhënat e fituara nga analiza të përdoren në shfrytëzim më të mirë të fondeve evropiane, veçanërisht si rekomandim që do të mund të përdoren për Instrumentin për ndihmë anëtarësie për periudhën 2014-2020 (IPA2).