Buxheti për mbrojtjen për vitin 2018 do të jetë më i madh për 15 për
qind, arrin gjithsej 6,4 miliardë denarë, është rritur për 820 milionë denarë, ndërsa një nga prioritetet është rritja e rrogave e gjithë përbërjes së armatës për dhjetë për qind nga 1 janari.
“Jemi koshient se armata duhet ta marrë vendin që i takon, në pajtim me funksionin e saj kushtetues, por në pajtim edhe në pajtim me pritjet që i kemi nga ajo, gjithmonë kur përballemi me krizë”, theksoi ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska në prezantimin e sotëm të mjeteve të dedikuara për mbrojtjen në propozim-buxhet.
Ajo theksoi se me vendim politik do të caktohet, cili vit, me çfarë tempi Maqedonia do t’i afrohet qëllimit të deklaruar nga ana e anëtareve të NATO-s për ndarje të 2 për qind të BPV-së. Diçka më tepër se 3,7 miliardë dedikohen për rroga dhe kompensime dhe këtu siç tha Shekerinska
është llogaritur edhe rritja e rrogave për gjithë përbërjen e armatës për 254,6 milionë denarë. Mjetet për mallra dhe shërbime janë rritur për 33 për qind, respektivisht janë siguruar rreth 1,660 milionë denarë.
Në këtë pjesë të buxhetit janë edhe mjetet për funksionim të papenguar të misioneve paqeruajtëse, në të cilat merr pjesë edhe ARM-ja. Në vitin 2018 pjesëmarrja në misionin në Afganistan do të rritet për 20 për qind, ndërsa në UNIFIL në Liban për njëqind përqind.