Krijimi i strategjisë për punësim inkluziv, është qëllimi i punëtorisë
që u mbajt sot në Gostivar, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të vetëqeverisjes lokale, institucioneve arsimore, organizatave joqeveritare, qendrave për punë sociale dhe për punësim dhe afaristëve.
Për rëndësinë e nevojës për zbatimin e masave efikase për ballafaqim me papunësinë tek të rinjtë foli edhe kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari.
“Papunësia është problem krucial për pjesë më vitale të shoqërisë dhe kjo rezulton me shpërngulje masive të rinisë tonë. Gostivari ndodhet në vendin e dytë në Maqedoni lidhur me emigrimin e të rinjve në Evropën Perëndimore dhe vendeve tejoqeanike. Duhet të bëjmë gjithçka që të ndërpritet ky trend. Për këtë shkak Komuna e Gostivarit do të bashkëpunojë në nivel të partneritetit me UNDP-në dhe me të gjitha organizatat e tjera të cilat merren me këtë problematikë dhe asistojnë në këtë fushë”, theksoi
Taravari në hapjen e punëtorisë.
Rezultatet dhe rekomandimet e Planit territorial për punësim (TEP) në Komunën e Gostivarit, i prezantoi konsultuesi Visar Ademi.