Deputetët e paraburgosur për ndodhitë e 27 prillit, Johan Tarçullovski, Kërste Mukoski dhe Sasho Vasilevski gjenden në listën e delegatëve që në Kongresin e VMRO-së më 22 dhe 23 dhjetor në Vallandovë do të zgjedhin liderin e ri partiak.
Krahas tyre, në listën e delegatëve gjendet edhe ish ministri i brendshëm Mitko Çavkov që po ashtu dyshohet për cenim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë, transmeton Medial.mk.