Komiteti i Helsinkit për të drejta të njeriut i Republikës së
Maqedonisë organizon shënim të Ditës Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit dhe Ditës Ndërkombëtare të së Drejtave të Njeriut me manifestim të titulluar “Korrupsioni si kanosje e drejtpërdrejt për të drejtat e njeriut”.
Qëllimi është që të shënohen këto data të rëndësishme përmes ndarjes së mendimeve për ndodhitë vijuese lidhur me luftën kundër korrupsionit dhe paligjshmërisë në Republikën e Maqedonisë, si dhe të nënshkruhet deklaratë kundër korrupsionit me të cilën nënshkruesit e saj do të zotohen që të luftojnë, t’i pengojnë dhe ndëshkojnë të gjithë format e korrupsionit.
Si organizatë më e vjetër për të drejtat e njeriut në Maqedoni, e themeluar në vitin 1994, Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut është përkushtuar në përmbushjen e mandatit të tij për mbrojtje dhe promovim të së drejtave dhe lirive të njeriut në nivel kombëtar dhe sigurim të drejtësisë dhe
dëmshpërblim për të gjithë ata individë të cilët kanë pësuar çfarëdo lloj shkelje të së drejtave të tyre të njeriut.
Komiteti i Helsinkit e organizon këtë ngjarje që të ngrejë vetëdijen publike për ndikimin e dëmshëm të korrupsionit ndaj të drejtave të njeriut.
Në ngjarje janë të ftuar të marrin pjesë të gjithë faktorët e rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit, duke i përfshirë përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare në Republikën e Maqedonisë, përfaqësues të institucioneve relevante shtetërore, si dhe të organizatave civile. Njëkohësisht, në të
do të marrin pjesë pjesëtarë të bashkësisë akademike, si dhe studentë nga Fakulteti Juridik. Ngjarja paraqet mundësi që të prezantohen përpjekjet e bëra nga ana e shtetit, bashkësia ndërkombëtare dhe organizatat civile në luftën kundër korrupsionit dhe vendosjes së qeverisjes së plotë të së drejtës në Republikën e Maqedonisë, përmes prezantimit të pikëpamjeve të tyre dhe sfidat kyçe me të cilat ballafaqohet Republika e Maqedonisë në këtë sferë.
Data 20.09.2025
Aktuale
- Babë e bir humbën jetën në aksident, dalin pamjet nga vendngjarja, makina e shkatërruar nga përplasja fatale
- Rrëmbimi dhe vrasja e Renis Dobrës, Gjykata e Dibrës shpall moskopetencë, çon dosjen e 23-vjeçarit në SPAK
- VLEN: Kur BDI flet për BE, qytetarët kujtojnë Gruevskin dhe Mijallkovin
- Raporti i DASH për vitin 2025: Shqipëria mes 71 vendeve që plotësojnë standardet e transparencës fiskale
- Dauti: Në këto zgjedhje lokale, komunat me 24 këshilltarë shqiptarë më pak
- Mucunski-Spiropali: Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria synojnë të thellojnë më tej marrëdhëniet dypalëshe
- Një tragjedi e papritur: Si një baba i dashur la pas një amanet për fëmijët e tij
- A është koha për Albin Kurtin të ndajë pushtetin?