Muzeu arkeologjik i Maqedonisë prej sot e deri më datën 15 të këtij
muaji, me disa aktivitete do ta shënojë Javën e Arkeologjisë.
Në kuadër të aktiviteteve, sot nxënësit nga shkolla “11 Tetori” nga Shkupi, do të kyçen në përpunimin e pllakateve për ekspozitën “Dikur dhe tani”, ndërsa propozimi më i mirë do të shpallet si pllakat zyrtar i kësaj ekspozite.
Të martën do të jetë ditë e hapur e muzeut, me hyrje pa pagesë për vizitorët dhe mundësi për të biseduar drejtpërdrejtë me kustosët arkeologë për të gjitha temat lidhur me arkeologjinë dhe muzeologjinë, si zbulohen gjërat dhe çka ndodh derisa ato bëhen eksponate të ekspozuara në ekspozitën e muzeut.
Konferenca ndërkombëtare arkeologjike “Neoliti në Maqedoni 3”, do të mbahet të mërkurën në organizim të Shoqatës së qytetarëve “Qendra për hulumtim të parahistorisë” nga Shkupi. Në konferencë, arkeologë vendor dhe të huaj do t’i prezantojnë rezultatet më të reja nga hulumtimi i
neolitit në Ballkan.
Të enjten Muzeu organizon program të konceptuar posaçërisht për fëmijë me shikim të dëmtuar, i plotësuar me ekspozitë taktile të titulluar “Dikur dhe sot”, ku artefakte të zgjedhura muzeore nga e kaluara janë ekspozuar së bashku me gjërat nga lloji i njëjtë nga përditshmëria jonë.
Ditën e fundit, më 15 dhjetor, përmes serisë së prezantimeve, opinioni do të ketë mundësi të njihet me projektet hulumtuese dhe ekspozitat e Muzeut arkeologjik të realizuara këtë vit, si dhe për pjesëmarrjen e kustosëve në konferencat ndërkombëtare shkencore në të cilat e prezantojnë
Republikën e Maqedonisë para opinionit botëror profesional dhe shkencor.
Përmbajtjet e “Javës së arkeologjisë 4” janë pasuruar me projeksione të filmave dokumentar për arkeologjinë dhe interpretim të korit “Artizan” me muzikë nga kohërat e kaluara.
Data 20.09.2025
Aktuale
- Rrëmbimi dhe vrasja e Renis Dobrës, Gjykata e Dibrës shpall moskopetencë, çon dosjen e 23-vjeçarit në SPAK
- VLEN: Kur BDI flet për BE, qytetarët kujtojnë Gruevskin dhe Mijallkovin
- Raporti i DASH për vitin 2025: Shqipëria mes 71 vendeve që plotësojnë standardet e transparencës fiskale
- Dauti: Në këto zgjedhje lokale, komunat me 24 këshilltarë shqiptarë më pak
- Mucunski-Spiropali: Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria synojnë të thellojnë më tej marrëdhëniet dypalëshe
- Një tragjedi e papritur: Si një baba i dashur la pas një amanet për fëmijët e tij
- A është koha për Albin Kurtin të ndajë pushtetin?
- Ishte duke vrapuar, humb jetën 49-vjeçari në Theth, trupi i pajetë i viktimës transportohet me helikopter