Komiteti Qendror i VMRO DPMNE-së sonte vendos për dorëheqjen e ofruar të liderit të kësaj partie Nikolla Gruevski dhe për rendin e ditës për kongresin e jashtëzakonshëm të VMRO-së i cili është caktuar për më 23 dhjetor. Para fillimit të mbledhjes, anëtari i Komitetit Qendror Antonio Miklloshovski tha se do të pranojnë dorëheqjen e ofruar nga Nikolla Gruevski. Milloshovski shkurt tha se kandidatura për të parin e partisë do të pranojnë disa ditë para mbajtjes së kongresit. Ndër emrat më të përfolur për të zënë vendin e Gruevskit përfliten, Hristijan Mickovski i cili edhe sonte para fillimit të mbledhjes tha se nuk përjashton mundësinë e kandidimit, pastaj koordinatori i grupit parlamentar të VMRO-së Ilija Dimovski, ish ministri i shëndetësisë Nikolla Todorov dhe ish shefi i diplomacisë Nikolla Popovski. Kandidaturën e tij për kreun e VMRO DPMNE-së e paralajmëroi edhe Filip Petrovski ish deputet i kësaj partie.
Data 07.06.2025
Aktuale
- Bllatë: Policia me Ambasadën e Shqipërisë në Shkup shpërndajnë ujë për udhëtarët
- Aksident në rrugën rajonale Shkup-Tetovë ndërron jetë 19 vjeçarja
- Më 14 dhe 15 qershor do të mbahet ngjarja “nga fusha në tryezë- gjithçka nga komuna jonë”
- E reja nga Saraji i Shkupit humbi jetën në aksident trafiku
- BDI: Përjashtimi i shqiptarëve, sulm ndaj rendit politik të Ohrit
- Gjendet i pajetë në kryeqytet një person midis shkurreve, ja çfarë dyshohet
- Koçan, Marsh për 62 viktimat e tragjedisë
- Fetai u drejtohet aktivistëve të Aleancës: Mos lejoni të mashtroheni