Kryeministri grek Alexis Tsipras pret që viti 2018 të jetë i mbushur me ndodhi në Ballkan por edhe në aspekt pozitiv me Maqedoninë në rast se Shkupi bën hapa pozitiv.
“Pres që viti 2018 të jetë vit i ndodhive interesante në shumë sfera në mbarë rajonin, do e shfrytëzoja këtë mundësi të përmend dhe problemet që kemi me ish republikën jugosllave të Maqedonisë, problemi me të ndoshta vitin e ardhëshëm do sjellë ndryshime pozitive nëse qeveria e re vendos të bëj hapa pozitiv në zgjidhjen e problemeve, nëse ato tërhiqen nga retorika dhe deklaratat mbi Aleksandrin e madh dhe thëniet iredentike, në atë rast do jem i pari që do garantoj prespektivë europiane dhe siguri në atë vend, të dini se ne dimë të bëjmë të ardhmen bashkë dhe të jetojmë qetë mirë dhe të abshkëpunojmë”, ka thënë kështu Tsipras gjatë takimit në Beograd me kryeministren serbe Brnabiq, presidentin Vuciq, kryeministrin bullgar Borisov dhe atë romun Tudose.
Ai ka shtuar se ai qëllim është që të gjithë vendet të marin hapa serioz, që të bëjmë hapa të qartë dhe pozicione të qarta në cështje problematike.
“Ne bashkë jemi të bindur se do të shkojmë përpara, të marim hapa të rëndësishme dhe të guximshëm në fuqizimin e bashkëpunimit që do e bëjm vitin e ardhëshëm që Ballkani si rajon të jetë me presepktivë të lartë për qytetarët”, ka thënë kështu kryeministri grek.