Iniciativa për reforma të brendshme në VMRO-DPMNE ka informuar se ka formuar një ekip të këshilltarëve ligjorë të cilët do të ofrojnë udhëzime fillestare ligjore dhe këshilla për të gjithë anëtarët dhe mbështetësit e partisë të cilët për shkak të bindjeve apo veprimet e tyre politike janë ose do të vijnë nën presion, mobingu, shkarkimin, e të ngjashme nga autoritetet e reja lokale nëpër komuna në Maqedoni, raporton Plusinfo, përcjell SHENJA.
“Ne besojmë se të gjithë anëtarët dhe mbështetësit, në këtë pikë e kanë të nevojshme për të marrë udhëzime fillestare dhe këshillim nga një perspektivë ligjore, për të ushtruar edhe më tej të drejtat e tyre në procedurat e duhura para një autoriteti kompetent gjyqësor apo administrativ në vend”, thuhet në deklaratë.
Anëtarët dhe përkrahësit e VMRO-DPMNE, njoftohen se çdo ditë prej orës 12:00 deri më 15:00, në Klubin e Gazetarëve do të jetë në gjendje për të marrin ndihmën e nevojshme. /Shenja/