Xhems Meki shef i Zyrës për partneritet euro-atlantik dhe global në NATO konsideron se Maqedonia ka ngecje jo vetëm në çështjen e emrit por edhe në demokracinë, drejtësinë, sigurinë dhe zbulimin e krimeve.
“Kemi parë edhe ngecje në çështjet e demokracisë dhe qeverisjes së të drejtës në pikëpamje të veprimit të shërbimeve të sigurisë dhe zbulimit”, deklaroi ai, për Deutche Wele.
Ai ka shtuar se kryeministri i ri i Maqedonisë Zoran Zaev është zotuar për reforma në këtë pikëpamje. “Ne këtë me kujdes do ta ndjekim”, ka thënë shkurt Meki, shef i Zyrës për partneritet euro-atlantik dhe global në NATO.
Almakos.com