Sapo të jetë kompletuar Prokuroria Publike me ndryshimet e fundit, sa i përket kompletimit të stafit, mund të pritet që të fillojnë hetimet për zbardhjen e të gjitha rasteve për të cilat ka gjasa se zyrtarë të lartë të shtetit, qofshin ata sot edhe pjesë të Qeverisë, janë të përfshirë në krim thonë nga Instituti për demokraci, për radion Evropa e Lirë.
“Pres që sapo të fillojë të funksionojë Prokuroria Publike me tërë kapacitetin e saj, të fillojë me zbardhjen e të gjitha rasteve, për të cilat në opinion, po qoftë edhe në bazë të bisedave të përgjuara, ka indice serioze se struktura të caktuara që ishin pjesë e koalicionit të kaluar, dhe sërish janë pjesë e Qeverisë. në rastin konkret në BDI-së, të hapen hetime për përfshirjen eventuale në veprime kriminale”, konsideron Marko Troshanovski nga Instituti për Demokraci.