Qeni që mbrëmë sulmoi disa persona në komunën e Aerodromit, më në fund është kapur dhe është derguar në stacionin Vardarishte, njoftoi Qyteti i Shkupit dhe iu faleminderua qytetarëve për ndihmën e treguar, përcjell Portalb.mk
Bëhet fjalë për qen race i cili sipas të gjitha gjasave ka qenë i larguar nga pronari i vet.
Nga qyteti i Shkupit bëjnë apel deri tek të gjithë ata qytetar që e njohin qenin apo edhe pronarin e tij të njoftojnë policinë.
Nga shoqata për mbrojtjen e kafshëve “Anima mundi” kërkojnë dënimin më të lartë për pronarin e qenit.
Nga kjo shoqatë thonë se pronari i papërgjegjshëm është shkaktari numër një për egzistimin e qenëve endacak në rrugë, qenve të dalë nga kontrolla dhe se qenët e ruajtur pa përgjegjësi janë ata që nuk janë socializuar sa duhet dhe ata që zakonisht sulmojnë njerëz.