Në Maqedoni, sot shënohet Dita e Shën Klimentit të Ohrit, që për të katërtin vit me radhë shënohet si festë shtetërore me të cilën festohet vepra e shkrimtarit dhe iluministit të parë origjinal slloven, peshkopit të parë slloven dhe krijuesit të Shkollës letrare të Ohrit. Por sa qytetarët e Maqedonisë, përveç si ditë jo pune, e dijnë se për cilën festë bëhet fjalë. Shumica e qytetarëve të anketuar nga Televizioni SHENJA, nuk e kishin idenë se çfarë feston sot Maqedonia. Ndër ta, kishte edhe nga qytetarët e komunitetit maqedonas.
E ndërsa ishte i pakët numri i të anketuarve të cilët e dinin se për cilën festë bëhet fjalë.
Të pyetur se a do të ketë ndryshime në ligjin e festave dhe nëse do të zvogëlohet numri i tyre, nga Qeveria thonë se momentalisht janë të fokusuar tek reformat prioritare në planin 3-6-9. Ata thonë se nëse në opinion ekziston mendimi se janë të nevojshme ndryshime tek kalendari i festave, Qeveria është e gatshme nëpërmjet debatit të hapur të precizohen ndryshimet eventuale.
Qeveria
“Nëse në opinion ekziston mendimi se janë të nevojshme ndryshime në kalendarin për ditë jo pune dhe festa në vend, në atë rast Qeveria është e gatshme që nëpërmjet debatit të zgjeruar publik, të precizojë ndryshimet eventuale të të njejtit”
Sipas ligjit për festa, ndryshimet e të cilat u miratuan më 15 shkurt të vitit 2007, Maqedonia në vit feston 11 festa shtetërore, në të cilat pushojnë të gjithë qytetarët e Maqedonisë. Edhe atë :
Sipas ligjit të festave, festat shtetërore në të cilat pushojnë të gjithë qytetarët e Maqedonisë janë:
24 maji – Dita e Shën Cirilit dhe Metodit ,
2 gushti – Dita e republikës,
8 shtatori – Dita e pavarësisë,
11 tetori- Dita e kryengritjes poullore,
23 Tetori – Dita e luftës revolucionare maqedonase,
8 dhjetori – Dita e Shën Klimentit të Ohrit,
1 janari – Viti i Ri,
7 janari, Krishtlindjet sipas kalendarit ortodoks, Pashkët,
1 Maji – Dita e Punës dhe
Dita e parë e Ramazan Bajramit
Dita e Pashkëve
Sipas Ligjit, nëse ndonjëra nga këto ditë qëllon të jetë e diel, atëherë pushohet ditën e hënë. Po ashtu sipas Nenit 4 të këtij Ligji ditë jo punë për besimtarët ortodoks janë edhe 6 festa tjera. Ndërkohë, ditë jopune për besimtarët mysliman është Dita e parë e Kurban Bajramit. Sipas Ligjit ka edhe nga një ditë feste për të gjitha bashkësitë etnike që jetojnë në Maqedoni, një për shqiptarët, një për turqit, një për hebrenjtë, një për serbët, një për romët, një për vllehët dhe një për boshnjakët. Ligji po ashtu thotë se të punësuarit kanë të drejtë të kërkojnë kompensim nëse punojnë në ditët e festave.