Kryetari i Parlamentit Studentor me iniciale G.S. i moshës 29 vjeçare, e ka dëmtuar për 50 mijë euro buxhetin e Parlamentit Studentor pranë Universitetit Goce Dellçev në Shtip, thonë nga policia e Shtipit.
Kundër tij është ngritur padi penale deri te Prokuroria Publike – Shtip për keqpërdorim të detyrës dhe autorizimit zyrtar, transmeton Gazeta Lajm.
“Në periudhën nga 16 janari deri më 16 dhjetor të vitit 2016, pa respektuar Statutin e Shoqatës, ka kryer furnizime të paligjshme nga kompani dhe persona fizikë, pa e njoftuar trupin kompetent në Shoqatës, me ç’rast shoqatën e ka dëmtuar për 31 milion e 170.000 denarë. Për këtë arsye SPS Shtip ka ngritur njoftim me shkrim për vepër të vazhdueshme penale për keqpërdorim të detyrës dhe autorizimit zyrtar”, deklaroi Gordana Panajotova, zëdhënëse e SPB-së në Shtip.