Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi me ftesë të kongresmenit amerikan, Robert Pitinxher mori pjesë në Forumin parlamentar të sigurisë që u mbajt në Kongresin amerikan në Uashington. Në këtë tubim të rëndësishëm parlamentar, morën pjesë disa kryetarë kuvendi, deputetë, ministra dhe ekspertë nga fusha e parandalimit të financimit të terrorizmit dhe larjes së parave. Në fokusin e debatit ishin më shumë tema të kësaj fushe, ndër të cilat korniza ligjore për parandalimin dhe luftën kundër financimit të terrorizmit dhe larjes së parave, rëndësia e ndarjes së informatave ndërmjet shteteve dhe agjencive qeveritare për kundërzbulimin financiar, si edhe sfidat që shfaqen nga zhvillimi i shpejtë teknologjik. Sa i takon rajonit të Ballkanit Perëndimor, nënsekretari i Financave, Sigall Mandellkar theksoi se rajoni me doemos duhet të veprojë si një tërësi, me qëllim që të ballafaqohet më lehtë me sfidat në luftën kundër kësaj mënyre lartë të sofistikuar të të financimit të terrorizmit.
Dhe pikërisht për këtë arsye, më shumë se i domosdoshëm është integrimi i tërësishëm i vendeve në NATO. Kryetari i Kongresit amerikan, Poll Rajan, i përshëndeti pjesëmarrësit e pranishëm në Forum, duke u kushtuar vëmendje të veçantë kryetarëve të parlamenteve të Ballkanit Perëndimor.