Më 6 dhjetor 2017 bashkësia akademike në Maqedoni u pasurua edhe me një magjistre nga lëmia e ekonomisë. Bëhet fjalë për znj. Ardita Dema Mehmeti nga Shkupi. Ajo me sukses mbrojti punimin në temë “Avancimi i zhvillimit ekonomik lokal në kushte bashkëkohore”. Ajo që bën punimin e saj të magjistraturës të vyeshëm për trajtim është pikërisht qasja inovative dhe instrumentet bashkëkohore që ka promovuar si dobi direkte për avancimin e zhvillimit ekonomik lokal por edhe komunave në përgjithësi. Në shumë analiza të opinionit publik, qytetarët të pyetur për prioritetet që duhet të ketë çdo njësi e vetëqeverisjes lokale bashkë me organet e saj është pikërisht kjo fushë, zhvillimi ekonomik lokal e me te më saktë, tërheqja e investimeve të huaja dhe vendore, zvogëlimi i shkallës së papunësisë nëpër komuna, hapja e vendeve të reja të punës dhe prosperimi i përgjithshëm ekonomik i komunave. Me fillimin e procesit të decentralizimit në korrik të vitit 2005 komunat në Republikën e Maqedonisë fituan shumë kompetenca në menaxhim edhe ate: arsimi, planifikimi urbanistik, mbrojta e ambientit jetësor, veprimtaritë komunale etj. Në punimin e saj ajo shtjellon hollësisht procesin e decentralizimit në vendin tonë, fillimet dhe ecurinë e këtij procesi, korrnizën ligjore, problemet e komunave sidomos në sferën e financimit të projekteve të tyre kapitale dhe promovon më shumë instrumente për komunat në mënyrë që të rrisin bashkëpunimin me komunitetin e biznesit dhe të jenë proaktive në plotësimin e nevojave të tij. Në kohë kur secila komunë kërkon të jetë konkuruese dhe të përmisojë klimën e biznesit aplikimi i metodave dhe instrumenteve inovative është me rëndësi të veçantë. Me dhënien në menaxhim të tokës ndërtimore komunave në vitin 2011 u pa që kjo kompetencë nuk përfaqëson imperativ për zhvillimin e komunave por përveq kësaj komunat duhet të punojnë edhe në ngritjen e kapaciteteve njerëzore, të punojnë në planifikimin strategjik, të ndjekin në mënyrë aktive planet e aprovuara, të përmirësojnë transparencën dhe të jenë më të hapura ndaj opinionit, të aprovojnë masa stimuluese ndaj bizneseve, të punojnë në përmirësimin e infrastrukturës dhe të japin shërbime të sigurta dhe kualitative. Theks të veçantë në këtë punim i ipet programit Çertifikata për orientim miqësor të komunave ndaj komunitetit të biznesit ose në gjuhën angleze Bussiness friendly certificate. Ky është një program rajonal i cili në Republikën e Maqedonisë erdhi në vitin 2012 si pilot program nga ku dolën të çertifikuara dy komuna Velesi dhe Strumica e aktualisht këtë çertifikatë mban edhe Qyteti i Shkupit, komuna e Gazi Babës, Bogdancit dhe Shtipit. Kjo programë tashmë në mënyrë aktive po pranohet nga komunat në Maqedoni, implementues themelor i së cilës është Bashkësia e njësive të vetëqeverisjes lokale – BNjVL, organizatë në të cilin znj. Ardita Dema Mehmeti, punon tani 15 vite. Ky punim është vlerësuar lartë me rekomandimin që të shpërndahet mëtej si instrument inovativ për avancimin e zhvillimit ekonomik lokal, sidomos në kushte kur shkalla e papunësisë në Republikën e Maqedonisë vazhdon të jetë e lartë dhe nevoja për zbutjen e saj me tërheqjen e investimeve është prioritet si i pushtetit qëndror ashtu edhe atij lokal.