Prokuroria Themelore Publike për përndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, në bazë të informatave të marra, ka filluar procedurë parahetimore për shkak se ekzistojnë dyshime për vepër penale “Larje parash dhe kontribute të tjera” që janë vepra të dënueshme, sipas nenit 273 nga Kodi Penal. Procedura para hetimore është rezultat i shkresave të publikuara nga ana e disa mediave në RM në lidhje me deklaratën e ish ministrit të punëve të jashtme dhe kryetar i partisë popullore në Republikën e Serbisë, Vuk Jeremiq. Prokurori publik nga PTHP-ja për përndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, po i ndërmerr të gjitha aktivitetet e nevojshme dhe po koordinohet me institucionet kompetente për zbulimin e këtyre veprave penale. Përndryshe, para disa ditësh, ish ministri për punë të jashtme në Serbi, akuzoi se Mijallkov dhe siç thotë ai, regjimi i atëhershëm i Nikolla Gruevskit, kanë “tërhequr” para nga Maqedonia e më pas nëpërmjet ishujve të Parajsës, Holandës dhe Çekisë, kanë plasuar dhe larë para të cilat, sipas Jeremiqit janë fituar në mënyrë ilegale. Jeremiq pohon se për këtë rast ekziston edhe hetim ndërkombëtar. Nga partia opozitare, para disa ditëve mohuan se Nikolla Gruevski dhe Sasho Mijallkov kanë tërhequr para nga Maqedonia për të blerë kompani në Serbi.
Data 17.08.2025
Aktuale
- Mexhiti nga Gazi Baba: po ndërtojmë një të ardhme më të mirë, për çdo lagje dhe çdo qytetar!
- Forca e Sigurisë së Kosovës forcohet me 50 autoblinda të reja nga SHBA
- Vrau bashkëmoshatarin me thikë, shpërthen në lot 14-vjeçari në sallën e gjyqit: Nuk desha të bëj vrasje! Jam shumë i penduar
- Tragjedia e një takimi virtual: Burri ndërron jetë përballë një chatbot
- Thaçi: PDSH nuk merr pjesë në zgjedhjet lokale
- (VIDEO) LSDM dhe VMRO vazhdojnë për përplasjen për Erasmus+
- Prof. Metin Izeti: Demokracia liberale në krizë dhe kërkimi për zgjidhje: A është përgjigjja tradita?
- Horizontet e pasigurta: E ardhmja e fesë në botën e shekullit XXI