Ministria e Punëve të Brendshme nuk mohon që një pjesë e pjesëtarëve të policisë keqpërdorin pozitën dhe ju shmangen përmbushjes së obligimeve të tyre si qytetarë. Almakos para disa ditësh denoncoi se si një policët edhe kur nuk janë në detyrë dhe kur përdorin makinat e tyre private refuzojnë të paguajnë për shfrytëzonin e austradave në Maqedoni/
Një gazetar i Almakos këtë javë ishte dëshmitar se si një qytetar, i cili nëpunësit në pikën e pagimit të taksës rrugore në afërsi të fshatit Zhelinë iu prezantua si polic dhe refuzoi ta paguaj taksën. Nëpunësi tha se ia kishte hapur rrugën sepse personi ishte prezantuar si polic dhe ai nuk kishte ndërmend të fjalosët me njerëzit që nuk duan të paguajnë.
“Gjithçka është e inçizuar në kamerë. Nëse dikush është i interesuar të zbulojë këto keqpërdorime, le të urdhërojë”, komentoi ai.
Policia thotë se punojnë për parandalimin e sjelljeve jo ligjore dhe jo profesionale të nëpunësve të policisë.
“Për çdo dit po merren masa për parandalimin e sjelljeve të tilla nga ana e policisë. Për zbardhjen e rasteve në fjalë MPB kërkon ndihmë nga qytetarët”, deklarojnë për Almakos burime të policisë.
Ata ftojnë qytetarët që çdo shkelje ligjore të policëve t’i denoncojnë në Sektorin për standarde profesionale të Ministrisë së brendshme.
“Qytetarët kanë të drejtë të paraqesin ankesë deri në Ministri ose në departamentin për kontroll të brendshëm përderisa ata shohin një qëndrim joprofesional nga ana e punonjësve të policisë”, thonë në MPB, duke shtuar se nëse qytetarët ndihmojnë në zbulimin e sjelljes joprofesionale të policëve, policët do të dënohen në mënyrë adekuate.
Almakos.com
Mevludin Imeri