Policia financiare në bashkëpunim me prokurorin për krim të organizuar ka ngritur katër padi penale për keqpërdorim të mjeteve financiare. Për keqpërdorimet detyrës të zyrtare, drejtoria financiare ka ngritur padi kundër ish drejtorit të kompanisë Feni Industri Ad Kavadarc J.M. në dyshimin se ka keqpërdorur mbi 50 milion dollar duke sjellë vendim të rrejshëm për shlyerjen e detyrimeve të pa vjetërsuara ndaj kompanisë “Cunico marketing fze” nga Dubai.
Për dëmtim të buxhetit të Republikës së Maqedonisë policia financiare është duke hetuar edhe drejtorin e Banjave të Dibrës Capa A.R pasi që ka dëmtuar buxhetin e RM për 25 milion denarë duke ofruar shërbime mjekësore pa mos pasur një leje të posaçme për këtë shërbimet. Nga Drejtoria Financiare thanë se në hetim janë dhe zyrtar dhe ish zyrtarë dhe shumë shpejtë do të dalin me lëndë të reja.